“Kjo është java e fundit e kufizimeve”, Rama jep detajet për transportin publik, dasmat dhe…

Sipas kryeministrit Edi Rama, me ardhjen e të ftohtit në vjeshtë mund të vijë vala e dytë e infeksionit, por nënvizon se qeveria po merr masa për ta përballuar.

Rama: Shani e fyeni sa të doni por rrezikun e infeksionit mos e përqeshni sepse është real. Lus Zotit të mos turpërohemi pasi përballuam më të keqen dhe larg qoftë të mos mbyllemi sërish.

Jam shumë merak dhe po ua përsëris se kjo fazë është shumë delikate sepse virusi nuk ka ikur dhe as nuk është mundur përfundimisht.

Bashkarish ia kemi dalë pasi gjërat mund të shkonin për dreq nëse qeveria nuk do të ishte në lartësinë e detyrës.

Njëkohësisht përtej fjalëve të kota, dokrrave të panumërta nuk u kthyen në thyerje masive të masave. Kjo është java e fundit e kufizimeve, ku aktivitetet kulturore dhe dasmat dhe funeralet ende nuk do të zhvillohen.

Transporti publik që do të rrijë mbyllur edhe për pak dhe plazhi publik do të ketë korniza sigurie. Sjellja individuale e secilit nuk duhet të jetë si më parë. Vala e re mund të vijë me të ftohtin dhe në ardhtë do ta përballojmë patjetër. Ne po përgatitemi. Struktura e re spitalore në autostradën Tiranë-Durrës po përgatitet me të gjitha mjetet mbrojtëse.