Kjo është ku*rva e qytetit tonë”… Përdh.un.uesit jemi ne!



Nga Elona Caslli



Një vajzë 15 vjeçare përdh.unohet nga roja i shkollës 65 vjeç. Hamshori 65 vjeç, njëkohësisht edhe roja I shkollës, që gjithë ditën mas.tu.rbohet para videove p.o.rno, nuk mjaftohet vetëm me aktin e përdh.unimit , por e bën edhe video këtë të fundit.



Hamshori plak ka nevojë për një trofe. I duhet një trofe në jetën e tij. I duhet fama se*ksuale tek publiku i meshkujve adoleshentë. Video shpërndahet. Çdo shpërndarje një përdh.unim. Çdo shpërndarje një hapje këmbësh. Çdo shpërndarës ka të drejtë të provojë fuqinë e tij se*ksuale tek vajza në fjalë. Nuk është terapi grupi. Është përdh.unim grupi.

Nuk mbaron me kaq. Përdh.unimi në grup i kryer privatisht tashmë do të shfaqet në ekranin e madh të kinemasë. Emri i vajzës do të shkruhet nëpër mure pallatesh.

Kjo është kurva e qytetit tonë. Emri i saj që fillon me “ S” do të shërbejë si shembull edukimi për mbarë qytetin. Video e përdh..unimit do të përcillet nga celulari në celular, për të edukuar brezin e ri me “moralin e shëndetshëm” Mos u bëni si vajza “ S”. Ajo është k.urv.a e qytetit.

Në të vërtetë kush e përdh.unoi atë vajzë?!

E përdh.uno.ve ti zonjë, që jeton pranë saj dhe pa t’u dridhur qerpiku thua- Vetë e kishte fajin. Ishte pak e lëvizur.

E përdh.un.ove ti zotëri, që e pe atë video dhe pa u menduar dy herë, ia çove dikujt tjetër, si të ishte një film ,ndërkohë që është një tragjedi.

E përdhunuam ne, që i pamë prindërit e vajzës, për javë të tëra me gëlqere në dorë për të fshirë emrin e vajzës mbi murin e pallatit. Ne e përdh.u.nuam se kthyem kokën nga ana tjetër dhe vazhduam rrugën në heshtje.

E përdhunoi drejtoresha e shkollës. E përdhunoi Ministrja e Arsimit. E përdhunoi Policia e Shtetit.

Ajo vajzë po vazhdon të përdhunohet ende. Të afërmit e përdhunuesve të arrestuar, gjenden poshtë banesës së saj dhe familja e vajzës së përdhunuar është ngujuar nga frika dhe presioni.

Përdh.un.im, kërcënim, gjymtim nën dritën e diellit. Si përfundim, viktima ngujohet nga presioni i përdh.un.uesve.

Post Scriptum- Shqipëri 2020./përqasje