Kjo foto ka prekur njerëzit në mbarë botën! Djali merr me vete motrën në shkollë, arsyeja që fshihet pas saj është rrëqethëse

Ndoshta gjyshërit ju kanë treguar edhe juve se si u është dashur të kujdeseshin për vëllezërit e vegjël, ndërsa prindërit punonin në ara ose emigruan në vende të tjera për të siguruar të ardhura më të mira.

Në të vërtetë, disa dekada më parë, në kohë lufte ose në një kohë kur mirëqenia ekonomike ishte ende e ulët, u takonte vëllezërve më të mëdhenj, megjithëse ishin fëmijë për vete, që të kujdeseshin për më të vegjëlit.

Ky realitet është ende shumë aktual në shumë vende të botës që jetojnë në një gjendje varfërie ekstreme.

E lajmi që ka tronditur gjithë botën vjen nga një prej këtyre vendeve.

Në një vend të vogël rural në Filipine, me motrën e tij të vogël erdhi një fëmijë: “E mora me vete sepse nuk doja të mungoja në shkollë”.

Fëmija quhet Justin dhe ndjek klasën e parë në Shkollën Fillore Salvacion. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë ai jeton në një familje të varvfër, të cilët nuk mund të përballojnë qëndrimin në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët e tyre të vegjël. Në Filipine, dhe kështu në shumë zona të tjera të varfra të botës, duke mos punuar një ditë, do të thotë të mos sjellësh diçka në tavolinë për të ngrënë. Për këtë arsye, fëmijët e mitur shpesh i besohen atyre më të mëdhenj.

Justin duhej të qëndronte në shtëpi atë ditë me vajzën e vogël dy vjecare.

Por me dëshirën që donte të shkonte në shkollë, Justin mori një vendim të madh. Ai shkoi në shkollë së bashku me motrën e vogël, me shpresën se mësuesja do ta lejonte një gjë të tillë. Dhe ashtu ndodhi. Ka qenë vetë mësuesja, zonja Mamlei, e cila e ka fotografuar momentin kur motër e vëlla u ulën në stolin e vogël në rreshtin e parë, në të njëjtën karrige./Përgatiti: ShkodraNews