Kjo grua i bën flokut magji, recetën sapo e ndau edhe me ne

Shumica e femrave shqiptare, me dëshirën për t’u dukur bukur, por mundësitë e pakta, lyejnë flokët me dekolorues, por maskat e nevojshme për riparimin e tyre nuk i bëjnë. Lyerjet e shpeshta janë vërtet një problem serioz që i çon flokët në gjendje gati të v.d.ekur.

Një maskë natyrale në kushte shtëpie që u kthen flokëve shkëlqimin dhe i bën të shëndetshëm është pa asnjë kosto.

Përbërësit:

1/2 gotë qumësht

1 lugë mjaltë

1 banane e pjekur mirë

5-6 pika vaj bajamesh

Përgatitja:

Qumështin vendose për pak minuta në zjarr të ngadaltë për ta ngrohur aq sa të tretet mjalti. Pasi ta kesh hequr nga zjarri, shtoni bananen e shtypur dhe më pas vajin e bajames. Vendose maskën e përgatitur në flokë dhe masazhoni rrënjët me mollëzat e gishtave dhe pastaj pjesën tjetër të flokëve. Vendoseni të gjithë masën dhe lëreni të veprojë për rreth 20–30 minuta dhe në fund laji flokët me shampon e zakonshme.