Kjo ishte e bukur! Vuçiçit i bëjnë të papriturën në Kosovë, ngel si pemë…



Nje surprize interesante i eshte bere presidentit serb, Aleksandar Vucic ndersa tentonte te hynte ne Kosove. Kërkesa dërguar institucioneve të Kosovës për një vizitë atje i eshte mohuar menjehere..



Lajmin e konfirmojnë mediat vendase të cilat citojnë për këtë informacion burime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ato thonë se përveç Vucic-it, leje për të vizituar Kosovën kanë kërkuar edhe shefi i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Petar Petkovic, ministri i Punëve të Brendshme, Aleksander Vulin, dhe Marko Gjuric. Asnjëri prej tyre duket se nuk do të lejohet ta kryejë vizitën.



Kërkesa e kreut të shtetit serb vjen disa ditë pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Milloshevicit gjatë konfliktit. EULEX-i sqaroi një ditë më parë se zbulimi i mbetjeve mortore në Kizhevak u realizua falë fotove nga ajri. Gërmimet në zonë kishin nisur në e 2015-ën, por problem është se aty ndodhej një gurore e madhe e cila ka qenë në përdorim prej vitesh duke bërë që ambienti përreth të pësonte ndryshime të vazhdueshme. nga viti 2001, në territorin e Serbisë në katër lokacione janë zbuluar varreza masive me trupat e 941 shqiptarëve të vrarë në Kosovë më 1999-ën.