‘Kjo kërkesë është sot më urgjente se kurrë’, presidenti Meta del me apelin e fortë



Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19 në vendin tonë.



Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se është shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.



Meta thekson se kryerja e testeve është urgjente pasi numr i rasteve me COVID-19 është 11 herë më i lartë se në muajin prill.

‘Është shumë shqetësuese që Shqipëria është e fundit në Europë për numrin e testimeve të kryera.

Testimi është veprim themelor sepse i hap rrugën gjurmimit dhe trajtimit të bazuar mbi diagnozë.

OBSH ka qenë shumë e qartë që në momentin kur pandemia COVID-19 u shfaq, duke kërkuar: TESTIM! TESTIM! TESTIM!