“Kjo na prek të gjithëve pa përjashtim, jemi në gjendje dramatike, në 4 muajt e ardhshëm do…”



Kancelarja Angela Merkal ka paralajmëruar 4 muajt të gjatë e tepër të vështirë.



“Dimri do të jetë i vështirë”. Kështu ka deklaruar Merkel ndërsa ka sulmuar edhe kundërshtarët e saj politikë, të cilët thonë se virusi nuk ekziston, duke u shprehur se mashtrimet e tyre nuk do ta ndalin koronavirusin.



Jemi në një gjendje dramatike në fillim të sezonit të ftohtë. Kjo na prek të gjithë ne, pa përjashtim”, tha kancelarja në dhomën e ulët të kuvendit, duke shtuar se masat e reja kufizuese janë të nevojshme dhe të duhura.

“Gënjeshtrat dhe dezinformatat, teoritë konspirative dhe urrejtja jo vetëm që e dëmtojnë debatin demokratik por edhe luftën kundër virusit”, tha ajo në kuvend në fjalimin gjatë të cilit u pengua nga deputetët e së djathtës ekstreme, anëtarë të partisë “Alternativa për Gjermaninë” (AfD).

“Dimri do të jetë i vështirë, katër muaj të gjatë e të vështirë, por do të përfundojë”, shtoi ajo.

E shqetësuar që spitalet do të stërmbushen me pacientë, kancelarja Merkel, në marrëveshje me liderët rajonalë, vendosi masa izoluese që do të hyjnë në fuqi nga 2 nëntori dhe do të zgjasin një muaj. Në mesin e masave është mbyllja e restoranteve, teatrove dhe palestrave.