Kjo nuk pritej/ Reja e thotë troç, ja çfarë do të doja unë të ndodhte më Shqipërinë

Para ndeshjes me Moldavinë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020, por tashmë pa një motiv sportiv pas humbjes me Turqinë, trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja, ka folur para gazetarëve.

Mes të tjerave, ai ka theksuar se për të ardhmen e tij gjërat i ka në dorë Presidenti Duka dhe se nuk ka asnjë peng për mënyrën se si luajtën kuqezinjtë ndaj turqve.

“E ardhmja? Dua të vazhdoj, por nuk varet vetëm prej meje. Nëse Duka është i gatshëm për të vazhduar, unë do të doja, pasi kam marrë sinjale pozitive nga skuadra. Le të shohim në fund”, – shtoi Reja.