Klaudia Pepa lë Italinë dhe kthehet në Shqipëri, ja kush e bindi

Iku me shumë bujë në Itali por edhe kthimet e herë pas hershme të saj në Shqipëri nuk kalojnë pa bujë.

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, e cila vitet e fundit ka ndërtuar karrierën e saj në Itali, më në fund duket se ka vendosur të të rikthehet në Shqipëri me qëllimin për t’u bërë prezantuese dhe njëkohësisht balerinë.

Projekti që e bindi të braktisë Italinë, qoftë edhe për periudhë kohore jo të gjatë, është pikërisht festivali “Kënga Magjike”, i cili këtë herë feston edhe 20 vjetorin e tij.

Si fillim lajmin e bëri publik moderatori Ardit Gjebrea gjatë spektaklit “E diela shqiptare”. Por gjatë ditës së sotme duket se vet Klaudia ka dashur konfirmojë për ndjekësit e saj në rrjete sociale këtë eksperiencë të re për të:

“Pershendetje miq Si ju duket lajmi i Festivalit Kenga Magjike? Kenga Magjike ka qene gjithmone nje pjese e bukur e jetes time,kam marre pjese shpesh si balerine dhe enderroja qe nje dite te isha prezantuese dhe balerine ne te njejten kohe dhe ja… Faleminderit Stafit dhe Ardit Gjebreas Faleminderit familjes time qe beson gjithmone tek une !

E lumtur qe do jem afer jush Mezi pres,” – përfundon Klaudia në profilin e saj në Facebook.