Klodiana Shala merr lajmin bo.mb.ë, çfarë ndodhi në Lojërat Olimpike Londër 2012

Ish-kampionja e atletikës shqiptare Klodiana Shala, është në telashe. Duke qenë se që prej vitit 2016, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rritur së tepërmi përsëritjen e kontrolleve antidoping nga Olimpiadat e mëparshme, program që ka zbuluar më shumë se 100 raste me doping në Lojërat Olimpike vetëm për vitin 2012, provëza e Klodjanës ka rezultuar pozitive me substancën stanozolol.

Në konrtollin e bërë së fundmi së bashku me Shalën, pozitive ka rezultuar edhe atletja turke Gulcan Mingir, e cila kishte përdorur turinabol, një tjetër steroid i ndaluar.

Kujtojmë që Klodiana Shala ka marrë pjesë në garën e 400 metrave në Olimpiadat e viteve 2000, 2004 dhe 2008, ndërsa në Olimpiadën e Londër 2012, atletja kuqezi u tërhoq nga gara në momentet e fundit për shkak të një dëmtimi.