KLSH zbarkon në Shkodër, hetim të plotë kri.me.ve dhe kaosit që është bërë me pronat, ja zonat

Dhjetra hektare toke ne qarkun Shkoder me mbivendosje pronesie apo te shperndara nga komisionet e tokes nder vite me parregullesi do te jene pjese e nje hetimi te kontrollit te larte te shtetit. Burime per shkodraneës thone se nje proces i tille po kryhet ne disa bashki te vendit qe sipas denoncimeve rezultojne me problematike. Shkodra eshte nje prej tyre, ku me dhjetra denoncime nder vite jane bere per tjetersim prone apo mbivendosje. Zonat ku ka me shume problematika sipas nje burimi te shkodraneës jane nenshkodra me Velipojen, Dajçin, Anen e Malit, mbishkodra me Rrethinat dhe pjesen e malesise. Komisionet qe kane vepruar nder vite kane ndare ne zona te caktuara edhe dy here AMTP per nje siperfaqe te caktuar, e kjo perben shkelje te ligjit. Hetimet po shtrihen edhe per kalimet e prones shteterore tek privati, nje tjeter shkelje e rende qe sipas te dhenave jane me dhjetra hektare qe i jane zhdukur shtetit ne keto 3 dekada ne republiken e Shqiperise. Ne te njejten kohe ajo qe eshte me e rende ka te beje me faktin se per nje pjese te ketyre parcelave vete institucionet shteterore kane humbur dokumentacionin. Kaosi me pronat ne Shqiperi eshte permendur disa here edhe ne auditet e huaja ku mbetet nje nga kushtet edhe te procesit integrues qe duhet te permbush vendi yne./ShkodraNews