Ko.ronavi.rusi po bën namin, për Shqipërinë vjen një super lajm nga Gjermania



Gjermania do t’i gjendet pranë Shqipërisë në përballimin e pandemisë së ko.ronaviru.sit. Ambasadori Peter Zingraf i dha sot Ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, premtimin në mbështetjen e mëtejshme gjermane, një mbështetja financiare në vlerën e 10,56 milionë eurove.



Kjo shumë do të shërbejë për t’iu përgjigjur në mënyrë të fokusuar krizës së Covid-19 dhe për të lehtësuar pasojat sociale dhe ekonomike të pandemisë në Shqipëri.



“Unë jam i kënaqur që ne po u qëndrojmë në krahë partnerëve tanë shqiptarë edhe gjatë krizës së ko.rona.virusit. Pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë janë një sfidë e madhe – ne mbështesim Shqipërinë në këtë sfidë.

Por nuk duhet të harrojmë se rreziku i ko.ronavi.rusit për shëndetin por edhe për ekonominë shqiptare vazhdon të ekzistojë ende. Prandaj duhet të kontribuojmë të gjithë, përmes mbajtjes së maskës, ruajtjes së distancës dhe përmes higjienës në ndalimin e përhapjes së mëtejshme të vir.usit”, tha ndër të tjera Zingraf.