Ko.ronaviru.si bën namin por tamponët mungojnë fr.kshëm në Shkodër, detajet

Ndërsa qeveria flet për respektim të rregullave si distancim fizik dhe maska për të shmangur përhapjen e ko.ronaviru.sit, një ska.ndal i vërtetë po ndodh në drejtoritë e shëndetit publik. Epidemiologët po përballen me mungesë të tamponëve dhe kryerja e testeve është në shifra minimale, edhe pse rritja e numrave të të infektuarve dhe viktimave për fat të keq shtohen, ku javët e fundit kanë hyrë në numra shqetësues. Burime për shkodraneës thonë se mungesa e tamponëve po kthehet në shqetësim, pasi nuk po arrihet të mbulohet zinxhiri i plote i infektimit, për të sjellë më pas shkëputjen e tij. Shkodra është një prej këtyre qarqeve, ku tamponë sillen aq sa dërgohen, që i bie që në këto javë të jetë në shifra tejet të ulëta, ndërsa në qytet nuk flitet më për vatra, por për një shpërthim të virusit kudo. Përballë kësaj gjendje thirrja që bëjnë mjekët është respektim i rregullave. Por a lu.ftohet virusi vetëm me thirrje për respektim rregullash dhe kaq?! Natyrisht që jo, këtë ja tha qartazi edhe kreu i OBSH-së shumë vendeve, mes të cilave edhe Shqipërisë. Por komiteti teknik i yni në ministrinë e shëndetësisë tashmë duket i dorezuar, sepse i kapur nga qeveria nuk guxon të flasë, e aq më pak të thotë këtë realitet të hidhur, që nuk ka tamponë, duhen më shumë, nuk ka kapacitete duhen rritur. Çfarë presin ekspertët, ata që zëri i tyre nuk duhet të jetë sipas kurdisjes politike, por sipas realitetit në terren? Vjeshta mund të ketë pasoja më fatale, e gjithashtu mungesa e kontrolleve të sakta në terren, shton rrezikun e një izolimi më të thellë, e një minosje përfundimtare turizmit. Shqipëria e izoluar duket e pashpresë, e prandaj nuk duhet të ketë më heshtje, por reagim dhe të shtohen testimet në terren. Sot Shkodra që rënditet qarku i tretë në shkallë vendi ka një sërë institucionesh të prekura, e gjendja bëhet më alarmante!