Koalicion me Bashën apo Ramën?! Rudina Hajdari habit me përgjigjen



Deputetja Rudina Hajdari, tashmë pjesë e forcës që pritet të krijohet shumë shpejt Nisma, ka folur në lidhje me projektet zgjedhore.



E pyetur nga gazetarja e Euroneës Albania, Ilva Tare, se me kë do t’i bashkojë mandatet partia e saj, Hajdari tha se është “njësoj keq” si të bësh koalicion me Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.



“Mendoj se kjo është një gjë për t’u parë, sepse ne duam të krijojmë një opozitë reale. Për mua është njësoj aq keq si të bësh koalicion me Edi Ramën apo Luzlim Bashën. Mund të themi që kjo gjë do të vendoset në momentin që ne do të shohim rezultatet”, u shpreh Hajdari.