Kolaps i vërtetë në Shkodër, dhjetëra qytetarë janë pezull në Gjykatën e Apelit, situata pitet zi e më zi pasi…

Shkodra eshte drejt nje kolapsi te vertete ne gjykaten e Apelit. Me dhjetra ceshtje kane mbetur pezull dhe po zvarriten ne gjykaten qe ka mbetur me gjysem kapaciteti gjyqtaresh, ndersa i duhet te gjykoje me dhjetra raste te te gjithe gjykatave te veriut. Nga 10 gjyqtare qe ajo ka ne organike, aktualisht ka vetem 6, pasi tre jane shkarkuar nga komisioni i pavarur i kualifikimit ndersa Marina Rraboshta ka paraqitur doreheqje. Kesaj te fundit KLGJ jo me kot nuk ja ka pranuar doreheqjen dhe mund ta detyroje te dale ne siten e vettingut e me pas ta shkarkoje. Burimet thone se hezitimi per ta pranuar doreheqjen lidhet me faktin se ndaj gjyqtares ka patur nje mori ankesash dhe me heret ka qene subjekt i hetimit te Keshillit te larte te drejtesise. Nga ana tjeter kryetari ne detyre Astrit Kalaja do te kete ne fillim te vitit te ardhshem vettingun. Nese edhe ai do te shkarkohet, atehere gjykata eshte zyrtarisht ne krize, pasi me 5 gjyqtare nuk mund te formohen 2 trupa gjyqesore por vetem 1. Pak kush e kishte menduar qe Shkodra do te ishte ne kete krize te thelle ne sistemin e drejtesise, megjithese prej kohesh emrat e shume gjyqtareve, nje pjese sot jashte sistemit si te perjashtuar, perfliteshin per afera korruptive e lidhje te dyshimta. Nese gjykata administrative pushoi se funksionari per disa muaj, shkalla e pare kaloi ne krize, tashme radha ishte e Apelit./ShkodraNews