Kombëtarja në Shkodër, Voltana në gjumë!

Diten e pushimit e shfrytezoi me se miri per ta lene te tille edhe pse do te duhej te ndodhte e kunderta. Ne Shkoder luhet nje ndeshje e rendesishme nderkombetare mes kuqezinjve dhe kombetares Turke e vlefshme per Euro 2020. Me gjasa mund te jete e fundit ose e parafundit pasi po shkon drejt perfundimit stadiumi “Arena Kombetare” ne Tirane.

Megjithate kaq nuk i mjaftoi Voltana Ademit qe minimalisht te organizonte nje feste apo aq me pak disa organizime te vogla qe promovojne Shkodren. E kete promovim qe e ka me te rendesishem se asnjehere ne prag te sezonit turistik dhe jo vetem. Qyteti i teri ne heshtje, atmosfera e vaket dhe te vetmit qe gumezhinin ne rruge ishin qytetaret qe i gezohen nje dite pushimi, asgje me shume.

Realisht do te duhej te ndodhte e kunderta pasi Shkodra ka cfare te ofroje dhe aq me shume do te duhej qe ne dite te tilla te mund te nxirrte dicka me shume edhe ne aspektin ekonomik, pasi ardhja e tifozerise ndikon shume ne kete drejtim.

Por paaftesia me e madhe e Voltana Ademit dhe stafit te saj nuk po deshmohet vete kete prag ndeshje, pasi ka ndodhur keshtu edhe me ekipe me te medha qe vizituan Shkodren si yjet e Spanjes, Italise apo Kroacia. Qartazi Ademi nuk ka sesi ta kuptoje kur ngujohet ne zyren e saj dhe vetem imagjinon sukseset qe kurre nuk erdhen dhe shpejton propaganden e rrjeteve sociale.

Nje keqmenaxhim promovues, turistik dhe ekonomik eshte nje kosto per sot dhe neser qe veshtire te mund te rikuperohet kur shanse te tilla nuk te vijne gjithmone dhe prandaj duhen shfrytezuar maksimalisht. Shkodra pas kesaj ndeshje mund te humbe edhe me shume pasi duke ju larguar kombetarja, stadiumi mund te mbese nje “xhevahir” i pashfrytezuar apo qe eshte vetem ne sherbim te Vllaznise e asgje me shume./ShkodraNews