Kompanitë e fluturimeve në Shqipëri me avionët më të vjetër, ja kush po ju rrezikon jetën (EMRAT)

Kompanitë ajrore në Shqipëri kanë shkelur standardet e avionëve me të cilët ofrojnë shërbime për shqiptarët. Ne udhëtojmë me avion të prodhuar mbi 20 deri 30 vjet më parë, kur në Bashkimin Europian vetëm 17% e avionëve rezultojnë me vjetërsi rreth 20 vite. Sipas të dhënave nga Eurostat, pjesa më e madhe e flotës së flutruime në BE ka një moshë nga 5 deri në 10 vjet.

Pjesa më e madhe e avionëve të vjetër ose me moshë mbi 20 vjet  operojnë në Kroaci dhe Suedi, ndërsa vendet me moshën më të ulët të avionëve me më pak se 5 vite rezultojnë të jenë Finlanda, Holanda, Luksemburgu dhe Irlanda.

Në Shqipëri avionët me të vjetër i kompania Albaëings pastaj vjen Blu Panorama dhe Fly Ernest. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë një avion i Blu Panorama u ul 15 pasi ishte ngritur nga Riansi për shkak të një defekti. Dhe duket se kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese në një kohë që qytetarët shqiptarë detyrohen që të paguajnë biletat më të shtrenjta në rajon.