Konflikti për një shpullë, ekzekutoi “kapon” e rrugës “Bardhyl”. Rivaliteti i grupeve dhe fundi

Ai që jetoi më gjatë nga dy grupet e “të fortëve” të Tiranës ishte Franc Konomi, i ekzekutuar më 8 korrik të vitit 2010.

Franc Konomi, i vrarë në vitin 2010

Konomi njihej si një nga shokët e ngushtë të Naim Zyberit dhe Fatos Ketës, njëkohësisht kishte njohje edhe me fqinjin Gazmend Muça, pavarësisht se nuk bënte pjesë në grupin e tij. Zinxhiri i vrasjeve do të vinte vetëm pak kohë pas fuqizimit të këtyre individëve që kontrollonin gjithçka në zonat e tyre.

te_6

Ndërsa rreth vetes kishte mbledhur plot djem të rinj, të cilët krenoheshin si miqtë e Gazit, askujt nuk i shkonte nëpër mend se miti i tyre do të shuhej pikërisht nga miqtë e tij. Ditën e 7 prillit të vitit 1992, 23-vjeçari po shkonte si gjithmonë te lokali i tij i preferuar, “Xhamlliku”, kur një breshëri automatiku i është shkrehur në të gjithë trupin, duke mos i lënë mundësi as të nxirrte pistoletën që e mbante gjithmonë në brez. Të akuzuarit e Policisë ishin Naim Zyberi dhe Franc Konomi.

I pari u arrestua dhe la burgun vetëm në revoltat e 1997-ës. Por, që vetëm pak muaj më vonë, ai u ekzekutua në një nga dhomat e spitalit të Milanos. Ndërsa për të dytin, Konomin, është fakt se Prokuroria asnjëherë nuk ka pasur prova. E gjitha kjo histori ishte një ngjarje e nisur rëndom siç nisnin sherret e asaj kohe.

Vëllai i Gazit, Taulanti, i kishte marrë pa leje motorin Francit dhe ky e kishte qëlluar me pëllëmbë. Më pas, Taulanti ishte ankuar tek i vëllai, i cili në nxehje e sipër i ishte hakërryer në sy të të tjerëve se Franci do t’ia paguante shtrenjtë. Por Gazi u vra para se Franci t’ia paguante./Panorama