Kontrolloni çdo hotel… cili është urdhri i Ramës për Policinë e Shtetit, çfarë po kërkojnë

Pak orë para protestës së opozitës, zbulohet një urdhër i fundit i Kryeministrit Rama, që policia të kontrolloj cdo hotel dhe të largojnë të huajt, flasim për shtetasit kosovarë që pritet ti bashkohen protestës. Kështu shkruan të paktën Sali Berisha në profilin e tij në rrjetin social. Sipas tij në 24 orë kanë hyrë në Shqipëri mijëra shqiptarë dhe se një gjë e tillë ka trembur kryeministrin e vendit Edi Rama.

Statusi i plotë:

Shfazohet i tmerruar Rama nga Kosovarofobia! “Pershendetje dr me urdher te Rames ka shku policia ne gjithe hotelet e tiranes durresit dhe vlores dhe u ka kerkuar qe ti japin info per te gjithe kosovaret qe do ken ne hotel
Policia u ben reprezale hoteleve per tu marr identitetin e klienteve kosovar.” Miq, albanofobi Edvin Kristaq Mbatharaku eshte i tmerruar edhe nga mijra shqiptare qe kane hyre 24 oret e fundit ne Shqiperi nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi Presheva, Milano, Vjena, Hamburgu, Londra, Parisi. Duke denuar qendrimet e tij prej mbatharaku te lemeritur, pershendes vellazerisht te gjithe ata shqiptare qe kane ardhur dhe po vijne per te deshmuar dhe firmosur fundin e Kakistokracise ne Shqiperi. sb