Kopshtet dhe çerdhet nuk hapen në 1 qershor, Bashkia e Shkodrës njoftim me rëndësi për prindërit

Bashkia e Shkodres ka njoftuar se kopshtet dhe cerdhet ne qytet nuk do te hapen ne daten 1 qershor.

Kjo per arsye se Bashkia ka

a zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj dhe furnizimi do të jetë me datën 4 qershor 2020.

NJOFTIM

Njoftohen prindërit dhe fëmijët se, në zbatim të Urdhrit nr. 333 datë 20.05.2020 të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi në kopshtet dhe çerdhet në qytet dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të vijojë me datën 5 qershor 2020.

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodër ka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si: Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj.

Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet.