“Korrigjim kufijsh”, zbardhet marrëveshja, ja cilat zona do të marrë Serbia nga Kosova

Ish-kryeministri Berisha ka vijuar të shkojë më tej me cështjen e tërësisë territoriale të Kosovës, teksa përmes një postimi në ‘Facebok’ ai tregon se cila është marrëveshja e arritur mes dy vendeve dhe se cfarë do të marrë Serbia. Ish-kryeministri ka publikuar dhe dokumentin në anglisht të Aleksandër Vuçiçit, sipas tij në të cilin flitet “për korrigjim te kufijve midis Serbisë dhe Kosovës si dhe për marrëveshje win-win midis këtyre dy vendeve”.

Berisha duke iu referuar dokumenti shkruan se Serbia me këtë marrëveshje që synon do të marrë katër komuna, konkretisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.

POSTIMI I PLOTË: Termi “korrigjim kufijsh” midis Kosoves dhe Serbise, eshte thjesht produkt i kuzhines se Beogradit! Te dashur miq, ketu me poshte keni nje dokument te kuzhines se Beogradit, ne te cilen flitet jo per ndarje apo coptim te territorit te Kosoves por per korrigjim te kufijve midis Serbise dhe Kosoves si dhe per marreveshjeëin-ëin midis ketyre dy vendeve.

Sipas ketij dokumenti: 1- “korrigjimi” i kufijve, term qe perdor sot Beogradi dhe argatet e tij ne Prishtine, nenkupton as me shume dhe as me pak se si ti kalojne Republikes se Serbise kater komuna, konkretisht Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Patoku.  2- Kjo, sipas kuzhines se Beogrdit do te ishte nje marrveshje win-win, pra qe do te fitonin te dy palet. 3- Ne firmosjen e kesaj marreveshje duhet te jete Edi Rama! Mendoj se ky dokument nxjerr lakuriq argatet e Beogradit qe perpiqen te mashtrojne shqiptaret me spekullime semantike te pregatitura ne kuzhinen e kryeqendres se Serbise dhe te servirura ne takime obskure te argateve te saj shqipfoles albanofob. Ketu me poshte, per cilindo qe ka interes, keni ne anglisht e think tankut te Aleksander Vuçiç! Sb

https://www.ceas-serbia.org/images/2018/CEAS_Study_-West_Side_Story.pdf