Kosova i bën të papriturën Shqipërisë, i bllokon 8 autobuzë në doganë

Tetë autobuzë me pasagjerë nga Shqipëria për në Kosovë janë ndaluar që në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Doganën e Morinës nga pala kosovare. Ndalimi është bërë me urdhër të Ministrisë së Infrastrkturës dhe Transportit të Kosovës. Ende nuk janë bërë të ditura, arsyet e ndalimit.

Shoferët e autobuzëve thanë se  ishin të licensuar për linjën Tiranë – Tropojë dhe se Ministria e Transportit e Kosovës kishte urdhëruar të mos lëviznin drejt Kosovës.