‘Kot i paskena ra në qafë Jozefina Topallit’

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të protestës së opozitës, deputeti i Shkodrës Bardh Spahia i cili ishte në spitalin e T.raumës të vizitonte të lënduarit, u p.ë.rplas me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Studiuesi i njohur Ardian Ndreca ka ironizuar atë moment duke shkruar:

“Kur shoh do ish deputetë palaço dhe servila të Shkodrës, mendoj se kot i paskena ra në qafë Jozefina Topallit.

E keqja s’ka fund! Kena përfundue prej Luigj Gurakuqit, Hilë Mosit, Xhemal Bushatit, Ndre Mjedjes, Hafiz Ibrahim Repishtit, Ibrahim Gjyrezit, Nush Bushatit te disa figura qesharake dhe pa dinjitet që i dhanë “colpo di grazia” së djathtës shqiptare”, shkruan Ndreca.