KQZ tha se do të hapë kutitë, sekretari i PD-së zbulon të vërtetën: Do të hapen vetëm…

Sekretari për Çështjet Zgjedhore të PD-së, Ivi Kaso zbulon planin e Partisë Socialiste për të mbuluar manipulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Vendimi i KQZ-së për të hapur në Lezhë vetëm 11 kuti të sigurta dhe të paprekura nga manipulimi, do të shërbejë për të treguar se nuk ka pasur shkelje gjatë votimit.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Kaso pyet se përse KQZ-ja nuk hap kutinë e materialeve zgjedhore që zbulon numrin e vërtetë të votuesve.

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka pasur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin.

Ajo që e nxjerr blof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”, shkroi Kaso.