KQZ tha se nuk e njeh dekretin e Presidentit, reagon urgjentisht Meta

Zëdhenësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së KQZ që konsideroi inekzistent dekretin e Kreut të Shtetit për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Presidenti Meta vlerëson të gjitha institucionet që zbatojnë ligjin dhe i inkurajon që ta bëjnë këtë me përgjegjshmëri maksimale dhe transparencë të plotë. Presidenti mban shënim të gjithë personat që shkelin ligjin dhe provokojnë tensione artificiale, të cilat u shërbejnë vetëm atyre grupimeve të errëta vendase dhe të huaja, që kërkojnë destabilitet në Shqipëri dhe rajon, me qëllim defaktorizimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.” thuhet në deklaratë.

Zbatimi i dekretit të Presidentit është shoqëruar me përplasje në disa KZAZ të vendit, ku bashkitë kanë dorëzuar urdhrin për lirim të ambjenteve me qëllim respektimin e dekretit që anulon zgjedhjet e 30 qershorit.