KQZ publikon shifrat: Valdrini mori gjysmën e votave të Keti Bazhdarit

Edi Ramës nuk ja duan kandidatët socialistë që i zgjodhi të garojnë për 30 qershorin në 5 bashkitë e qarkut Shkoder. Rezultati zhgënjyes që ato morën, edhe pse u rikonfirmuan një pjesë e tyre për një mandat të dytë në këto bashki, flet më shumë se asgjë. Vota më pak morën si Tonin Marinaj në Malësi të Madhe, ashtu edhe Gjon Gjonaj e Fran Tuci në Pukë e Fushë Arrëz, që krahasuar me 4 vite më parë, në 2015-en, nuk binden elektoratin të kishin një mbështetje më të madhe.

Përtej reklamës pozitive që u bëri Edi Rama për punën e bërë në mandatin e parë, tek vetë qytetarët që banojnë në këto bashki, duket se ky perceptim është krejt tjetër. Ja disa prej fakteve se si qytetarët i dhanë një shuplakë kandidateve, ndërsa vetë partia socialiste njohu sëpaku rritje minimale votash.

Bashkia Malësi e Madhe 2019 – Tonin Marinaj – 7772 vota ; PS – 2854 vota ; 4 vite me pare, zgjedhjet e 2015; Tonin Marinaj – 10.336 vota ; PS – 2478
Pra e përkthyer në gjuhën e shifrave, Marinaj mori 2564 vota më pak, ndërsa partia socialiste 376 vota më shumë.

Bashkia Vau Dejes – Mark Babani -6223 vota ; PS – 2693 vota ; 4 vite me pare, zgjedhjet e 2015
Gjoke Lleshi -7902 vota, PS – 2664 vota Kandidati Babani mori 1679 vota më pak se Lleshi dhe PS u reduktua me 29 vota.

Bashkia Puke
Gjon Gjonaj – 3730 vota; PS – 1030 vota ; 4 vite me pare, zgjedhjet e 2015; Gjon Gjonaj – 3849 vota
PS – 287 vota Pra Gjonaj mori 119 vota më pak dhe PS u rrit me 743 vota.

Bashkia Fushe Arrez
Fran Tucit – 2462 në 2019 nga 2715; PS – 770 vota ; 4 vite me pare, zgjedhjet e 2015; Fran Tucit – 2715 vota ; PS – 260 vota Pra Tuci zbriti me 253 vota, ndersa PS u rrit me 510 vota.

Jo më kot për fund lamë bashkinë Shkoder, aty ku PS njohu një rritje të lehtë, për shkak se nuk kishte parti të vogla që ta merrnin votën për këshill por kandidati ka gjysmën e votave që kishte 4 vite më parë Keti Bazhdari.

Bashkia Shkoder – Valdrin Pjetri – 16.534 vota PS – 12.316 vota 4 vite me pare, zgjedhjet e 2015; Keti Bazhdari – 28.215 vota
PS – 10.884 vota .Pra Pjetri ka 11 mijë e 681 vota më pak se Bazhdari, ndërsa partia socialiste u rrit këto zgjedhje me 1422 vota.

Analizat e tjera pas këtij rezultati zgjedhor ku socialistët garuan të vetëm i mbeten kryetarit të PS, njëherësh kryeministër i vendit, Edi Rama dhe strukturave të selise rozë./ShkodraNews