Ndihuni krenare, se ndoshta nuk jeni edhe aq k.u.rvë

Nga Monella Vagabonda

Shof nje fr.u/strim tek disa te reja perballe nje ski.zo/frenie dhe hi/sterie shitje pordhesh edhe ne plazh. Nuk eshte per fajin tuaj qe nje pjese prej jush nuk e kane mundesine te postojne ne instagram foto pjatash me karkacaleca apo fruta deti. Me besoni, sot e kesaj dite vazhdoj te marr buke nga shpia te mbeshtjellur ne leter alumini te cilen e bashkendajme mes shoqesh. Ne mos njesoj, ndoshta na shijon edhe me shume.

Nuk eshte per fajin tuaj se rrugen e Velipojes duhet ta beni vajtje-ardhje me furgonat e rradhes dhe jo pasagjere ne makina luksi duke degjuar Encen ne sfond. Dikur e benim me shoqe te gjitha bashke rrugen njesoj sikur ju, ndersa sot organizohemi te gjitha bashke dhe nxjerrim leket e karburantit. Kam vite pune me rroge shteti dhe sot e kesaj dite akoma nuk e kam mundesine te blej nje makine. Kuptohet, duke punuar ndershmerisht. 


Nuk eshte per fajin tuaj qe sot nuk e keni mundesine te paguani 500 leke nje gote plastike “coctail” apo nje shishe shampanje ne mes te asaj vape. Plazhi nuk eshte club. Sot e kesaj dite vazhdojme te marrin nje termus me vete, mbushur me pije te blera nje dite perpara, me çmime shumice. Me besoni, ato pije ne termus na e shuajne etjen e kesaj vape vere me shume se ajo shampanje e derdhur mbi jod.


Nuk eshte per fajin tuaj se plazhi eshte pushtuar nga shazllonet private dhe ju irriton fakti qe duhet te paguani edhe per te. Sot e kesaj dite, vazhdojme te marrim 2 çadra me vete dhe i vendosim aty ku ka hapesire. Ndoshta na djegin kembet sa here qe duam te futemi ne det, por te pakten shijojme reren, jodin, hapesiren, kohen me njera-tjetren dhe nuk preferojme te behemi pre e gangsterave me zinxhire ari dy gishte trashe e tatuazhe.


Nese e gjeni veten tek keto rreshta, boll fajesuat veten dhe prinderit tuaj. Dy prinderit e mi kane secili mbi 40 vite pune shteti dhe sot e kesaj dite nuk munden te mi plotesojne keto teka. Dhe keto nuk jane teka qe i dua. Mos lakmoni modelet dhe shembujt e gabuar. Ndihuni krenare e me fat per prinderit dhe veten tuaj. Ndihuni krenare, se ndoshta nuk jeni edhe aq kurve.