Kreu i FRPD Shkodër refuzon mandatin e deputetit: Nuk njollos emrin tim

Kreu i forumit rinor te PD refuzon mandatin e deputetit. Lajmin e ka bere publik vete ne rrjetin social facebook, Arvit Bushati i cili shkruan:

Kjo eshte kerkesa qe Komisioni qendror i zgjedhjeve me ka sjelle per pranimin e mandatit te deputetit si pjese e listes se PD qarku Shkoder nga zgjedhjet e 2017. Ne fakt e prisja kete shkrese ashtu siç edhe kam gati refuzimin per te mos njollosur emrin tim ne ate kuvend jo legjitim, i dale jo nga vullneti i qytetareve por i votave te blera, te vjedhura e te monitoruara nga krimi.

Nese do te pranoja kete mandat, cili do te ishte mesazhi qe do t’i jepja rinise, atyre bashkemoshatareve qe me kane mbeshtetur mua dhe partine demokratike ne cdo aksion politik dhe jo vetem.
Nje JO te madhe dhe padiskutim qe nga lista e Shkodres njezeri ne demokratet refuzojme kete farse dhe do te vazhdojme betejen tone per nje Shqiperi demokratike qe voton per te zgjedhur pa krimin ne mes, por me qytetaret.

Faleminderit cdo demokrati per mbeshtetjen dhe do te vazhdojme pa u ndalur ne rrugen e nisur, duke mos u terhequr nga qendrimi jone.

Mesohet se ne listen e PD Shkoder mandatin e kane djegur 19 kandidatet e listes se PD te zgjedhjeve te 2017 bejne me dije burime per Shkodranews.