Kreu i KQZ sh.err me 4 anëtarët, merr vendimin d.rastik

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me 4 vota pro dhe 1 kundër ka vendosur t’i heqë materialet zgjedhore nga ambientet e vëna në dispozicion nga Bashkia Kukës dhe të kërkojë për ambiente private për KZAZ-në Nr.11. Kjo është kundërshtuar nga kreu, Klement Zguri i cili e ka cilësuar si jo në përputhje me ligjin.

“Ky propozim nuk është në përputhje me kriteret ligjore. Jo vetëm për qëndrimin që kam por dhe pse nuk është në raport të plotë më ligjin unë jam kundër”, tha Zguri në debat me anëtarët e tjerë të KQZ-së.

Tre ditë më parë në ambientet e shkollës “Havzi Nela” të cilat ishin përcaktuar dhe si ambientet e KZAZ-së nr. 11 në Kukës pati përplasje të dhunshme mes punonjësve të Bashkisë dhe forcave të rendit. Të parët kërkonin heqjen e materialeve zgjedhore dhe lirimin e ambienteve në pronësi të vendorëve pasi sipas tyre zgjedhjet e datës 30 qershor ishin shfuqizuar me dekret të Presidentit Meta. Një polic bashkiak u lëndua, ndërsa pas tensionimit të situatës blutë e rendit u tërhoqën, ndërsa hoqën dhe materialet zgjedhore në mënyrë të vullnetshme. Qeveria dhe KQZ me sa duket pas vendimit të sotëm po kërkojnë për mjedise të reja ku të vendosin KZAZ-të, për të shmangur kësisoj dhe përplasjes mes strukturave shtetërore.