Kreu i ‘zonës së nxehtë’ letër KQZ, nisen me urgjencë 6 grupe të FNSH

Pas letrës që Kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu i dërgoi KQZ për lirimin e ambienteve të KZAZ 27 e 28 në këtë zonë, policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e ndonjë përplasje të mundshme mes efektivëve dhe simpatizantëve të PD.

Më shumë se 20 efektivë janë vendosur në KZAZ 27 në shkollën ‘Ibrahim Rugova’, e ndërsa një grup tjetër efektivësh patrullojnë në lëvizje.

Mësohet se një pjesë e uniformave blu qëndrojnë brenda ambienteve të KZAZ që pas mbrëmjes së djeshme, me mbërritjen e materialeve zgjedhore e fletëve të votimit.

Kamza konsiderohet si një nga zonat më të nxehta për shkak edhe të tensioneve të ndodhura një javë më parë. Ndërkohë që më 30 Qershor, në ditën e zgjedhjeve është programuar se 6 grupe të FNSH-së do të jenë pikërisht në këtë zonë.