Krim në familje, 18-vjeçarja hyn në mes për të mbrojtur nënën, vëllai e lë të vd.ekur

Është dënuar me burgim të përjetshëm një 18-vjeçar amerikan i identifikuar si Kevon Watkins,  pasi la të vde.kur të motrën pasi u zunë për passwordin e Wireless-it.

Ai kishte ndryshuar password-in e internetit në shtëpi, në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjes të mos e përdornin internetin, ndërsa ai  të luante lojëra online gjatë gjithë kohës.

Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt të vitit të kaluar, kur nëna i kërkoi të birit fjalëkalimin e internetit, por teksa ai kundërshtoi, u përfshi në zënkën mes tyre edhe motra e Alexus, pasi kishte frikë se vëllai do të sulmonte të ëmën dhe si pasojë gjeti vd.ekjen.