Krisje në frontin opozitar? Zbulohet ‘debati’ Basha-Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zbuluar një ‘debat’ që ka bërë me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kryemadhi thotë se diferenca me Bashën është tek ideja që LSI është për përplasje dhe luftë më Ramën ndërkohë që lideri i PD-së kërkon qeveri tranzitore pastaj zgjedhje të parakohshme.

“Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik”, deklaroi Kryemadhi.