Kriza politike, aleati i Ramës: Të enjten do të ndërhyjnë…

Paskal Milo është shprehur se pas një takimi me Zëvendës-ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Mattheë Palmer, ka mësuar se ndërkombëtarët do të fillojnë të shtojnë tonet nga java tjetër.

Ndërkohë që nuk ka preferuar të tregojë detaje të bisedës që ka zhvilluar me zyrtarin e lartë amerikan, Milo tha në Top Talk”  se nga java tjetër ndërkombëtarët do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit.

“Ndërkombëtarët kanë dashur që ngjarjet në Shqipëri, mbështetur edhe nga përvoja e hidhur e së kaluarës, të mos japin shanse të përsëritjes së krizave të thella politike dhe sociale. Nuk besoj se ndërkombëtarët do të rrinë duarkryq. Deri më tani ata kanë dërguar mesazhe të tilla për gjetjen e konsensusit.

Dje kam takuar Palmerin në Prishtinë dhe bisedova me atë për disa minuta. I shpreha shqetësimin për rolin që duhet të luajnë SHBA për zgjidhjen e krizës në Shqipëri. I fola për dekretin e Presidentit. Ai pranoi që është thjeshtë një dekret por nuk është zgjidhje, ashtu sikurse palët duhet të ulen vetë. Po rrinë e po shikojnë pozicione të ngurtësuara. Ata deri më tani do të jenë monitorues të situatës deri në fund të javës dhe jo vetëm ata, por edhe vendet anëtare të Bashkimit Europian. Nga java tjetër do fillojnë që të rrahin fort sinjalet e alarmit. Ky është një dështim për politikën shqiptare”, tha Milo.

Kujtojmë se ditën e djeshme në Prishtinë u përkujtua 20 vjetori i Çlirimit të Kosovës ku në certemoninë e zhvilluar atje, morën pjesë përfaqësuesit më të lartë të shtetit shqiptar, si kryeministri edi Rama, Presidenti Ilir Meta dhe deputetë e ish-deputetë. Ndërkohë nga Amerika të ftuarit special ishin ish-presidenti i këtij shteti, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright dhe v.ndihmës sekretari amerikan Matheë Palmer.