KRIZA POLITIKE/ Washtingtoni vihet në lëvizje, çfarë do të bëjë në Tiranë zyrtari i DASH

Në një moment kur vendin ndodhet në krizë politike, ku palët mbajnë opozita ka dalë nga parlamenti dhe kur mashoranca ka mbyllur dyert e dialogut, në Shqipëri sot do të mbërrijë zëvendësndihmëssekretari i Shtetit për Europën, Matthew Palmer. Duket e Uashingtoni është vënë në lëvizje dhe zyrtari i lartë do të zhvillojë disa takime të ndara me krerët e politikës dhe të institucioneve në Shqipëri.

Mësohet se ai takimin e parë do ta zhvillojë me Kryeministrin Edi Rama dhe me kaq do të mbyllet axhenda e sotme. Ndërsa ditën e nesërme Palmer do të zhvillojë një takim me Presidentin e vendit, Ilir Meta.Takimet e zyrtarit amerikan do të vijojnë më pas me dy kryetarët e partive opozitare më të mëdha në vend. Fillimisht, ai do të takohet me Lulzim Bashan ku pritet të shohë edhe qëndrimin e tij mbi krizën politike dhe më pas po në një takim të veçantë me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë amerikan pritet që të mbyllet me një deklaratë të tij mbi krizën politike dhe zgjidhjen e saj, pasi do të zhvillojë edhe një takim me një grup gazetarësh shqiptar. Kjo është vizita e parë e një ndërkombëtari të nivelit të lartë që vjen në Shqipëri për të biseduar për kapërcimin e krizës politike që prej dy muajsh ka kulmuar me djegien e mandateve parlamentare nga Partia Demokratike dhe nga Lëvizja Socialiste për Integrim.