Krye-trimi Rama “ul hundën”, zgjatja e Refomës Zgjedhore me 3 muaj, është shtyrje zgjedhjesh me 6 muaj. A po ndodh?

Katër pyetje, më 1 prill, në “festën e politikanëve” shqiptarë dhe në 6-vjetorin e pazarit të ngjalave me Ilir Metën, kur nga “Shpella rilindja” u dha sinjali i parë, i kapitullimit zyrtar të “Bandës Rama”, jo si dëshirë e tij, por si ultimatum i SHBA-BE, për të mos lejuar më, votime “kaçake” me modelin kriminal “Sali, Ilir, Edi”

Kryeministri Rama, nëse për 6 vite, abuzoi lirshëm me votën, pushtetin, qeverisjen, ligjin, financat dhe pasuritë kombëtare, me pasojë shkatërrimin ekonomik, sundimin e krimit, largimin e shqiptarëve dhe mos hapjen e negociatave, tashmë, është vënë përballë të vërtetës alarmuese, që ai ka bërë e po bën, kundër interesave kombëtare dhe jetës së popullit.

Përballja me opozitën që kërkon rikthim në pushtet dhe bindja e plotë e shqiptarëve, se edhe Rama është si ata që zëvendësoi e që duan ta zëvendësojnë, po jep efektet dhe shenjat e para publike, që tregojnë kapitullimin e “pushtimit” të bandës “Rilindja”.

Edhe pse është çudi, që politikanët, gënjeshtrat i thonë përditë, ndërsa të vërtetat i deklarojnë në ditën e gënjeshtrave, këtë 1 prill, me rastin e 6 vjetorit të “pazarit të ngjalave” me Ilir Metën, kapobanda e pushtetit, nisi tërheqjen nga aventura zgjedhore pa opozitë.

Pa zbardhur mirë 1 prilli, dita e “festës së politikanëve“, kupola mafioze “Rilindja”, deklaroi se do kërkojë zgjatjen edhe me 3 muaj, të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore, por pa dhënë asnjë motiv, paçka se vetëm 24 orë më parë në krahë të Gjushit, “krye-trimi” Edi Rama, u betua se nuk do kishte kthim mbrapa dhe se zgjedhjet do bëheshin më 30 qershor, me Kodin e Ri Zgjedhor.

– Përse kërkohet shtyrja e afatit të reformës zgjedhore me 3 muaj, kur Kushtetuta dhe Vendimi i Parlamentit, e detyron të kryhet brenda datës 10 prill 2019?

– Përse e “uli hundën” kryelegjionari Edi Rama dhe, a do të ketë zgjedhje lokale më 30 qershor?

– Çfarë pazari i ndyrë “tradicional” i politikës së qelbur shqiptare, po bëhet përsëri në “bunkerin nëntokësor”, të horrave të vjetër e të rinj të PD-PS-LSI?

Sipas ekspertëve, por edhe sipas logjikës kushtetuese, kërkesa që Edi Rama, i ka bërë vehtes (Edi Ramës) në kryesinë e “rilindjes”, për të zgjatur edhe me 3 muaj, veprimtarinë e Komisionit Parlamentar të Reformës zgjedhore, është shtyrje me 6 muaj e zgjedhjeve vendore, që duket se nuk është dëshirë e Ramës e Ballës, por ultimatum i SHBA-BE, për të mos lejuar më, votime “kaçakçe” me model “Niçe e Gjushi”./Pamfleti