Kryebashkiaku del vetë në rrugë dhe u bërtet njerëzve: Shkoni në shtëpi, tani, çfarë doni këtu, duhet t’ju kapin te fejuarat me dru



Ka dalë vetë në rrugët e qytetit Kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro për të “kapur” njerëzit që kanë thyer urdhrin e qeverisë dhe kanë dalë në parqe dhe në breg të detit.





“Duhet të shkosh në shtëpi, tani. Shkoni luani playstation në shtëpi. Unë jam kryetari i qytetit dhe ju duhet të shkoni në shtëpi. Çfarë kërkoni këtu? Të fejuarata duhet t’ju kapin me dru … Unë do ta zbatoj dekretin. Nuk është një shfaqje, është një emergjencë kombëtare: duhet të shkoni në shtëpi! Do më sëmurni me zemër“.