Kryemadhi i kujtoi historitë me gratë e shokëve, Ramës i ndodh e papritura sonte në Butrint

Teksa në Tiranë opozita protestonte per here te nente, kryeministri Edi Rama ndodhet në Butrint i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda dhe nga djali Zaho për të ndjekur koncertin e Carla Brunit.

Pranë tyre është vendosur edhe ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy.

Si duket Sarkozy nuk po i ndahet për asnjë çast Ramës ndërkohë që shijon koncertin e bashkëshortes së tij, ish-zonjës së parë të Francës.

Ndërkohë, më herët gjatë kësaj mbrëmjeje, Kryemadhi është pyetur nga gazetarët lidhur me faktin se Rama ka zgjedhur të shohë koncertin e Brunit në Butrint.

Por, kryetarja e LSI u përgjigj me ironi duke thënë se uron që kryeministri mos të bëjë me Brunin atë që ka bërë me shoqet e shokëve.

Kryemadhi u shpreh:

“Uroj që mos bëjë me Carla Brunin atë që ka bërë me shoqet e shokëve.”

Si duket, ish- presidenti është kujdesur vetë që të mos ndahet për asnjë çast nga kryeministri dhe Carla.