Kryemadhi nuk ndal lotët, përp.lasje e gaz l.otsjellës, ish- deputetja nxjerr pamjet dhe bën thirrjen e fortë për të rinjtë

Ish- deputetja e LSI, Floida Kërpaçi i kërkon të rinjve të mos qëndrojnë indiferentë përballë të ardhmes dhe ndryshimit, teksa ka shpërndarë një video sensibilizuese.

Në video duken pamje nga protestat e organizuara nga opozita, përplasjet me policinë, gazin lotsjellës të hedhur prej uniformave blu per te shperndare protestuesit, pamjet e shembjes se Teatrit dhe dhuna policore, e me keto imazhe ne spotin ne gjuhen angleze behet thirrje se sot eshte koha per te vepruar

Floida Kerpaci

“Të rinjtë duhet të kthejnë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat në Shqipëri”, është mesazhi i Kërpaçit.

E ardhmja është në duart tona dhe në këto kohë betejash midis të vjetrës dhe ndryshimit që duam të arrijmë asnjë i ri nuk duhet të jetë indiferent! Ndryshimi vjen nga NE! Duhet t’i kthejmë vështirësitë në forcë për të realizuar ëndrrat tona duke qëndruar në Shqipëri! 🇦🇱🏡”