Kryemadhi plas bo.mbën: Me bishën duhet të l.uftojmë dhe…

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur pak minuta më parë në një intervistë të dhënë në neës24 se përballja e opozitës me “bishën” është e vetmja rrugë për vendin.

Më “bishë” Kryemadhi nënkupton kapjen e pushtetit nga ana e Ramës.

“Kemi 2 gjëra që të jemi të qartë, unë e kam thënë gjithmonë pavarësisht se ne si front opozitar themi që ky kryeministër duhet të marri përgjegjësitë e tij. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim nuk kushtëzojmë asnjëherë momentin e zgjedhjeve. Pse e themi nuk e kushtëzojmë momentin e zgjedhjeve, sepse ne mendojmë që zgjedhjet janë i vetmi instrument i cili ne një farë mënyre do të zhbëjë gjithë këtë nyje të lidhur, të ngatërruar keq, për shkak të kapjes së pushteteve, për shkak të mos funksionimit të sistemit të gjykatave, për shkak të mos funksionimit të sistemit të shtetit, për fakt të mos funksionimit të demokracisë. Unë them gjithmonë dhe jam partizane që ne duhet të përplasemi dhe duhet të luftojmë me bishën në të kundërt nëse ne nuk luftojmë me bishën nuk ka kush ta mundi bishën dhe në këtë rast bisha është kapja e pushtetit nga kryeministri. Pavarësisht po themi ligjëratës politike që ngre kryetari i opozitës dhe Kryetari i Partisë Demokratike që me një qeveri tranzitore dhe pa Ramën kryeministër, për ne si Lëvizje Socialiste për Integrim mendojmë që është e domosdoshme përballja në zgjedhje e të gjithë opinionit publik sepse në fund të fundit në votimet e 30 qershorit shqiptarët i dhanë një përgjigje jashtëzakonisht të madhe jo vetëm mazhorancës ku i thanë që e bojkotuan në mënyrë 85% por në fakt i dhanë dhe një përgjegjësi shumë të madhe opozitës duke i thënë që 85% e tyre ju përgjigjën po themi aksionit politik të opozitës për të mos marrë pjesë në votimet moniste të mazhorancës por nga ana tjetër përgjegjësia e opozitës tashmë është që të marri përsipër përgjegjësitë për t”i drejtuar këta 85% shqiptarë drejt hapjes së negociatave, drejt pozicionim të Shqipërisë si një vend në BE, drejt qartësimit të një rrugë të qartë që e kanë të domosdoshme shqiptarët për të mbyllur njëherë e përgjithmonë tranzicionin politik në të cilin po kalon Shqipëria dhe unë mendoj që zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje faktikisht sepse ajo që ne mendojmë dhe themi është që zgjedhjet politike janë i vetmi ilaç, antibiotiku i vetëm që shkatërron virusin që ka kapur kapjen e shtetit shqiptar”, ka deklaruar Kryemadhi.