Kryetari i Pajtimit të Gj.a.qeve flet për herë të parë: Pse u përfshi djali im në p.engmarrjen e Prengës, telefonata nga Anglia për d.rogën u bë sepse…



Nikolle Shullani, kryetar i shoqates së misionareve te paqes në Shqiperi sqaron per here te pare pozicionin e tij dhe të djalit në historine e trishte te Jan Prengës.



Në deklaratën e tij, Shullani tregon se i është kërkuar nga vëllai, xhaxhai dhe kushëriri i Janit që të ndërmjetësojë për lirimin e Prengës, marrë p.eng më 17 janar të këtij viti, ndaj ai ka kontaktuar me disa familje në Shkodër. Më pas, Shullani thotë se ka përfshirë edhe djalin e tij që të ndihmonte në këtë çështje.



“Une i kam thene djalit tim ne Angli, Gezimit qe e kam prej 22 vitesh qe te flas me Prengajt se ne i kemi miq dhe i njoh prej shume vitesh.Familjeve ne Shkoder i kam thene qe nese kane lidhje ta lirojne Jan Prengen sepse i kam thene qe per çfare ju ka borxh familja Prenga, jam une dorezane.Djali ka folur me Astritin dhe i ka thene qe nese keni marre mallin dorezojeni sepse ka folur babai me familjet ne Shqiperi per te liruar p.engun. Astriti e ka dorezuar d.rogen por p.engu nuk eshte liruar.Djali im Gezimi vetem i ka pyetur dhe nuk ka asnje lidhje me d.rogen dhe nuk eshte e vertete se djali im ka marre d.rogen nga kontinieri sepse kontinieri ka qene me banane dhe eshte e pamundur per tu futur. Djali im nuk ka asnje lidhje pervecse eshte munduar te ndihmoje dhe te beje ndermjetesin me Prengajt”, sqaron ai.