Kthe.trat e Spitalit Amerikan edhe në Shkodër, ngjitur me shtetërorin, zero respekt për rregullat



Skandalet me shendetesine nuk kane te ndalur ne Shqiperi. Pas lulezimit ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise, as Shkodra nuk i ka shpetuar k.thetrave te spitalit Amerikan. Nje spital privat qe ngrihet ngjitur me spitalin shteteror, pak metra larg hyrjes se urgjences se spitalit rajonal, jashte cdo parametri te lejuar. Sikur te mos mjaftonte godina e ngritur prane spitalit rajonal, edhe pjesa me e madhe e mjekeve nuk kane vonuar te ofrojne sherbimet per kete spital. Tashme spitali i Shkodres rr.ezikon te kthehet ne nje ure lidhese ku pacientet te kalohen tek privati pasi ne shtet u privohen sherbimet. E kjo skeme per fat te keq duket se ka nisur. Ditet e fundit me dhjetra qytetare po ankohen qe ne spitalin e Shkodres nuk mund te marrin sherbime te caktuara pasi mjeket u thone nuk punojne aparaturat apo mungojne specialistet. Bashke me kete gje nuk mungojne nen ze edhe sugjerimet qe pak metra me tutje sapo le gardhin mund te vije zgjidhja. Pyetja qe i drejtohet ministrise se shendetesise ne te tilla raste eshte, se a ka nje protokoll ne cfare distance duhet te jene spitalet private me ato shteterore? A i kontrollon ministria mjeket per dy punesimin? Cili eshte perfitimi qe ka sektori kur mbijne si kerpudhat pas shiut te tilla institucione spitalore qe me shume ngjajne si qendra shendetesore sesa si spitale? Jane ne fakt pyetje qe deri me sot kane mbetur pa pergjigje e duket se do te vijojne ne kete gjendje per sa kohe shendetesia lengon e kaosi rritet me te tilla spitale hije qe kane marre monopolin e cdo gjeje. Shkodranews