Kthesa e papritur e motit, bëhuni gati të prisni “çudinë”

Menduam se me futjen e muajit Maj do të shijonim ditë plot diell.

Por, në fakt, vetë ky muaj në stinën më të bukur të pranverës, na befasoi.

Temperaturat janë ulur dhe i ftohti ndihet akoma më shumë.

Dhe këtë javë do të vazhdojnë rreshjet e shiut dhe temperaturat e ulëta. Të shtunën do të mund të shijoni një ditë me diell dhe më pas të ënjten e javës që vjen do të fillojnë gradualisht temperatura më të larta dhe pranvera do të ndihet sikur është shumë pranë.

Mos harroni, këtë javë çadrën me vete!