Kthesa e papritur e motit, çfarë do të ndodhë nesër

Pas ditëve me reshje intensive shiu dhe bore, moti do t’i rikthehet normalitetit.

Sipas MeteoAlb, për ditën e nesërme moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruar me mjegull përgjatë luginave të lumenjve. 

Era do të jetë  me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. 

Valëzimi do të  jetë i forcës 5 me  lartësi  vale 1,5  – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në të dyja vlerat.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore           -10/-1°C 

Zonat e  ulëta           -3/9°C

Zonat  bregdetare    1/10°C