‘Ku shkon ti me atë fytyrë’? Vera Grabocka i paska bërë zbor…

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, ishte e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, këtë herë si e ftuar speciale dhe jo në rolin e Pipi Çorapegjatës që bëri në sezonin e parë të emisionit.

Gjatë intervistës me fëmijët, Rudina foli edhe për marrëdhënien e saj me regjisoren e njohur, Vera Grabocka ku kujtoi edhe disa këshilla që Vera i ka dhënë në kohën kur punon bashkë.

rudina

Një herë, regjisorja e kishte kritikuar për një rrip të trashë që kishte vendosur Rudina dhe i kishte thënë: “Shumë i bukur ai rrip Rudina, por hollo belin!”.

Gjatë intervistës, ajo tregoi gjithashtu edhe këshillën e Verës për të nxjerrë në pah fytyrën e saj dhe për të mos e fshehur mes flokëve.

vera rudina

“Një herë tjetër më tha, ku shkon ti me atë fytyrë? Hape portretin, ku shkon me ato flokë dhe unë vajta në shpi dhe mora briskun e burrit dhe rruajta flokët”, shtoi Dembacaj, e cila me shaka tregoi se mori briskun për të hequr qimet që i kishin zënë fytyrën.