Kufjet në vesh i marrin jetën, ky është adoleshenti që humbi betejën në spital pas tre orësh operacion

Nuk mundi t’ja dalë dot dhe pas disa orësh në spital, ku mjekët bënë cdo përpjekje për ta shpëtuar, adoleshenti që u përplas nga treni sot ka humbur jetën.

16-vjeçari, pas tre orëve në sallën e operacionit, fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Viktima është identifikuar si shtetasi Samuel Kokomani.

Aksidenti tragjik u regjistrua sot në hyrjen e Durrësit, rreth orës 11:00.

Mësohet se i riu ka qenë me kufje në vesh në momentin që është përplasur nga treni, çka ka shkaktuar si pasojë që ai të mos dëgjonte kur kaloi lokomotiva, një pakujdesi fatale që çoi në vdekjen e tij.