KUJDES/ Do udhëtoni në Itali sot dhe nesër? Lexoni më parë këtë!

Nëse keni planifikuar fluturime drejt Italisë më 25 mars duhet të lexoni më parë këtë paralajmërim.

Në Itali, sindikata e punonjësve ka paralajmëruar për ditën e nesërme një grevë 4 orëshe, që nis në orën 10:00 paradite dhe përfundon në orën 14:00.

Përballë kësaj situate, Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, i bën thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë drejt vendit fqinj gjatë së hënës, që të kenë kujdes, pasi si “pasojë e kësaj greve pritet të krijohen vonesa të fluturimeve”.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar i këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.