KUJDES, foto ho.rror/ Brataj publikon pamjet e rënda: Ja ç’po i bwn tani COVID-i pacientëvve



Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka zgjedhur qw kwtw herw apelin e tij ta japw duke publikuar disa foto të rënda, me njerëz të cilët kanë sëmundje të ndryshme si fruthi apo rubeola apo murtaja, duke bërë apelin e radhës për rrezikun e COVID-19.



Në një postim në Facebook, Brataj shkruan, se koronavirusi nuk lë shenja të dukshme, por shkakton dëmtime në mushkri, të cilat ne nuk i shohim dot dhe janë të ngjashme me sëmundjet e sipërpërmendura.



Postimi i plotë

SIKUR COVID-19 TË PARAQITEJ ME SHENJA SI SËMUNDJET E TJERA EKZANTEMATIKE! Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time një status me këtë titull nga i cili po mar disa fragmente! CORONAVIRUSI, MIJËRA SHENJA TË SËMUNDJES QË NUK LË SHENJA! Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë të stërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth me kohë të pa përcaktuar. Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, një gjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk le shenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjera ekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot. Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve të grumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionave me arkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim? A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?

Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdo me shenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive! Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëherë vendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, në punë dhe kujtohuni se çfarë mund tju shkaktoj kjo sëmundje! Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit në historinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë. Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme, shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendshme si ato, rrezikon jetën njësoj si këto sëmundje!

GJITHÇKA DO TË SHKOJË MIRË.

Çdo epidemi, çdo pandemi që ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do të ndodhi edhe me këtë virus. Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja, jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbro gjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë! Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teori konspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G! Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen covid-19, ka parandalim, ka shërim, ka vd.ekje nga kjo sëmundje!

Bëj atë që varet nga ty:

  1. Përdor maskën në ambientet e mbyllura
  2. Zbato rregullat e higjenës,
  3. Mbaj distancim fizik.
  4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla
  5. Përqafo jetën
  6. Së bashku do ja dalim
  7. Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfar ndodh brenda organizmit!

Dr.Skender Brataj