Kujdes gjatë fundjavës se në disa rrugë do ketë shumë…policia del me urgjencë me njoftim



Drejtoria e Policisë Rrugore ka intensifikuar kontrollet, duke përdorur mjetet e pauniformuara, kamera të vendosura në automjete, radarë, alkooltestues dhe dronë, në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe rrugë të tjera të evidentuara si njolla të zeza për shkak të ngjarjeve rrugore me pasoja të ndodhura më parë.



Në një njoftim shpërndarë për mediat, Policia Rrugore tërheq vëmëndjen e drejtuesëve të automjeteve “që mos kryejnë parakalime të gabuara në rrugë, apo manovra të rrezikshme në rrugë, të mos qarkullojnë me shpejtësi mbi normat e lejuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit, të vendosin rripin e sigurimit dhe drejtuesit e motomjeteve të vendosin kaskat mbrojtëse”, pasi do jenë në fokusin e kontrolleve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin dhe me të gjitha mjetet logjistike që ajo ka në dispozicion.



Policia apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, por dhe këmbësorët “që të tregojnë kujdes maksimal përgjatë fundjavës në drejtim të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, pasi trafiku në shumë akse rrugore për shkak të lëvizjeve nga Tirana në drejtim të zonave të tjera do jetë i ngarkuar”.