KUJDES! Lexojeni këtë që po ndodh me WhatsApp-in, mund t’ju bëjnë gjëmën!

Janë të shumta mesazhet e mashtrimeve që marrin njerëzit në rrjetet sociale.

Megjithatë, imagjinata e njerëzve për të vjedhur informacione dhe për të mashtruar përdoruesit është në nivelin më të lartë.

Kjo pasi, së fundmi, një metodë e re është shpikur lidhur me këtë, për aplikacionin WhatsApp.

Është pikërisht një mesazh që u vjen përdoruesve nëse duan të ndryshojnë ngjyrën e WhatsApp sipas shijes së tyre.

Qëllimi kryesor i kësaj “risie” është krijuar për të vjedhur të dhënat personale që gjenden në pajisjen e çdo përdoruesi që hap këtë lidhje.

Prandaj, kujdes!