Kujdes, nëse nuk flini mjaftueshëm po dëmtoni veten në mënyrë të pakthyeshme

Gjumi është një ndër proceset kryesore jetësore që ka një ndikim të theksuar në shëndetin e secilit.

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë dëmtimin e përhershëm të ADN-së dhe shton mundësinë për t’u prekur nga kanceri. Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Hong Kongut me 49 mjekë, 24 prej të cilëve duhej të punonin gjatë natës.

Shkencëtarët thanë se mungesa e gjumit nuk i jep mundësinë ADN-së që të kryejë procesin e saj të rikuperimit dhe çon në disa sëmundje të rënda.

Për të rriturit, koha e gjumit rekomandohet të jetë 7 orë, por studime të ndryshme kanë treguar se jo gjithmonë ky orar respektohet.

Ndërkohë që është theksuar se të rriturit që flenë më pak se 5 orë gjumë shpesh mund të shfaqin edhe probleme shëndetsore.